Lajme

Gjykata shkarkon kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 28 July 2017

Gjykata supreme e Pakistanit shkarkoi nga detyra kryeministrin Nawaz Sharif në një vendim unanim për akuza për korrupsion, zhvillim që padyshim do të trazojë edhe më shumë skenën e cekuilibruar politike në vend.

Vendimi i dhënë nga 5 gjykatës, i jep fund një viti kontradikte politike që nisi me publikimin e të ashtuquajturave Panama Papers, në të cilat shkruhej se fëmijët e kryeministrit ishin përfshirë në blerje pronash të shtrenjta në Londër përmes kompanive anonime.

Tashmë që Shafir u shkarkua, pritet që partia qeverisëse Liga Myslimane pakistaneze të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm që të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2018-s.

-Advertisement-

Vendimi i gjykatës kushtetuese është një fitore e madhe për liderin e opozitës Imranm Khan, i cili kërkonte shkarkimin e kryeministri Sharfi qëjkur skandali shpërtheu.

Telashet e Sharif nuk mbarojnë më vendimin e gjykatës supreme, por sapo kanë nisur, pasi gjykatësit të gjithë materialet e mbledhura gjatë hetimit ia kaluan zyrës kombëtare për llogaridhënie dhe rekomanduan hapjen e cështjeve ndaj ish kryeministrit dhe tre fëmijëve të tij. mediat lokale në pakistan shkruajnë se hetimi kriminal ndaj Sharif dhe familjes së tij pritet të nisë së shpejti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera