Lajme

Me maska oksigjeni dhe djegie në fytyrë, babë e bir sillen në QSUT

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 28 July 2017

Pronari i kompleksit “Fishta” në Velipojë, Besnik Zejnuni, ku edhe ndodhi shpërthimi i bombolës si dhe i biri Hektor Zejnuni kanë mbërritur me helikopter në QSUT, ku janë transportuar drejt repartit të djegie plastikës për një trajtim më të specializuar. Të dy ata kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

Të plagosurit mbanin maska oksigjeni, ndërsa njëri prej tyre, 33-vjeçari Zejnuni kishte djegie në fytyrë dhe gjoks.

Ka qenë drejtori i Spitalit të Shkodrës, Përparim Çela, i cili ka bërë me dije se dy prej të plagosurve, të cilët u shtruan fillimisht në spitalin e Shkodrës, janë nisur drejt Tiranës. “Bab e bir, pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi dhe djali i tij janë nisur në drejtim të Tiranës”.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket pacientes tjetër që ndodhet në spitalin e Shkodrës, drejtori u shpreh: “Në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën. Po merr mjekimin e duhur”.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela ka konfirmuar po ashtu se në spitalin e Shkodrës po kurohet edhe një infermiere që dha ndihmën e parë për të plagosurit, e asfiksuar nga tymi.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marrë njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dërgohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi Hektor Zenunaj dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera