Lajme

Ambasadat amerikane në Shkup dhe Sofje përshëndesin marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 27 July 2017

Ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Sofje përmes një deklarate të përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë.

Në deklaratë thuhet se kjo marrëveshje i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe dëshmon vullnetin e mirë nga qeveritë e dy vendeve.

“Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e dëshmon vullnetin e mirë nga ana e të dy vendeve që ta përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet veti në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes fqinjëve dhe për përforcimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Ne i përshëndesim Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik drejt së ardhmes”, thuhet në deklaratën e ambasadave të SHBA-së në Shkup dhe në Sofje./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera