Lajme

Ja çfarë bënë dy “gangsterët” shqiptarë që u kapën në befasi në Itali

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 27 July 2017

Si pasojë e një operacion të realizuar nga Guardia di Finanza në San Severo, janë arrestuar tre trafikantëve të dyshuar për drogë. Ata janë kapur me 12 kg heroinë të importuara nga Turqia, e cila do të ndahej në 30 mijë doza do të çonte në fitimin e 1 milion eurove.

Kjo është sasia me e madhe e sekuestruar e heroinës, kohët e fundit.

Në pranga ka rënë Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo, dhe shtetasit shqiptarë Elio Jance dhe Tusha Orge, ku të gjithë do të duhet të përgjigjen për veprën e trafikimit të drogës.

-Advertisement-

Të gjitha kanë mbetur të mahnitur kur janë kapur në flagrancë, në makinën në të cilën të tre po lëviznin, dhe u janë gjetur dhe shtatë telefona celularë që i kishin në përdorim.

Për disa kohë, financierët e San Severo monitoruan dhe nje tokë bujqësore në një fshat të San Severo, dhe vunë re praninë e makinave të dyshimta, që lëviznin shpesh në atë zonë por me 22 korrik, oficerët janë kthyer sërish dhe kanë identifikuar tre burra të cilët, u janë zhdukur ushtarëve pa lënë gjurmë.

Në makinën që drejtohej nga Orge Tusha, financierët kanë gjetur, brenda një qese që përmbante 12 kg heroinë të pastër.
Por sipas të dhënave mësohet se droga vinte nga një rrjet i organizuar krimi me shqiptarë, por këtë herë ajo ishte prodhuar në Turqi, dhe ka arritur në Itali nga deti nëpër ngushticën e Otrantos, ose dhe nga rrugë tokësore përgjatë së ashtuquajturës rrugë ballkanike. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera