Sport

Fury befason me vendimin e fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 27 July 2017

Boksieri britanik, Tyson Fury edhe një herë tjetër ka njoftuar se është pensionuar nga boksi

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social Instagram, ka lënë të kuptohet se i ka dhënë fund karrierës së tij.

Ai në vitin 2016 ai u akuzua për përdorim dopingu nga Agjencia Britanike Antidoping, akuza të cilat ai i mohoi.

Në tetor të atij viti, Fury deklaroi për herë të parë tërheqjen nga boksi nëpërmjet një postimi në Twitter, por e fshiu këtë postim vetëm pak kohë përpara se të hiqte dorë nga titujt e fituar duke deklaruar se është i fokusuar te problemet e shfaqura mendore.

-Advertisement-

Në muajin mars, Fury deklaroi se do të kthehej në ring kur pa suksesin e Anthony Joshua kundrejt Klitschkos, madje pranoi edhe sfidën me bashkëkombasin e tij, një sfidë kjo që mesa duket nuk do të zhvillohet.

Por, Fury sërish ka njoftuar se i ka dhënë fund boksit.

“Kam qenë i bekuar për arritjet e mia në karrierën time si boksier dhe në jetë. Ka qenë një udhëtim epik. Falënderoj të gjithë tifozët që më mbështetën dhe që patën besim te unë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Shpresoj që të jeni argëtuar ashtu sikurse edhe unë. Fund”, ka shkruar Fury.

Në nëntor të vitit 2015, ai mundi Wladimir Klitschkon për t’u shpallur kampion bote në WBA, IBF, WBO dhe IBO. Pas kësaj sfide ai nuk është ngjitur më në ring, madje është tërhequr 2 herë nga sfida e revanshit me ukrainasin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera