Turqia shqetëson NATO-n, blen sistemin raketor rus
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 27 July 2017
“Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e sistemit raketor S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, tha Erdogan.
Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, Erdogan tha se ky zhvillim nuk ka përse të shkaktojë tensione, pasi një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për të garantuar sigurinë e vet.
Partnerët e Ankarasë në aleancen veri atlantike, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, e gjithashtu frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e aleances.
Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë. Zaur Gasimov, analist në Fondacionin “Max Ëebber”, që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë për Zërin e Amerikës, se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demostruar sovranitetin e saj dhe per t’u afruar më shumë me Moskën.
Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, kishte çmimin më të ulët në treg.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...