Të pasigurt për Veselin
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 27 July 2017
PDK-ja nuk është e sigurt nëse Kadri Veseli do t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentar. Disa ditë para seancës së 3 gushtit ata thonë se kryetari i partisë është kandidati i tyre i preferuar për kryetar të Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në ditën e parë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë për koalicionin PAN është verifikuar edhe një tjetër problem.
Para se të shkohet te formimi i Qeverisë, më 3 gusht, koalicioni fitues i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit do të sfidohet edhe në konstituimin e Kuvendit nëse i nominuari i tyre do të jetë Kadri Veseli.
“Heshtazi” përfaqësuesit e këtij koalicioni e kanë lënë të kuptohet se lideri i PDK-së do të jetë dhe i takon nominimi për kryeparlamentar megjithëse zyrtarisht ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Por këtë fakt nuk e kanë mirëpritur deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA, shkruan tutuje “Zëri”.
Ata kanë thënë prerazi se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Sipas tyre, PAN-i duhet ta gjejë një kandidat tjetër në mënyrë që të hapet rruga drejt bërjes së Qeverisë nga po këto dy blloqe, LVV-ja e LAA-ja.
Se do të kenë vështirësi për ta zgjedhur Veselin kryeparlamentar vlerësojnë edhe analistët politikë.
Sipas tyre, dëshmi që nuk i kanë votat është edhe zvarritja e seancës deri më tash…
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...