Sport

⚽️ Përfaqësuesi i Dritës mesazh Prishtinës dhe skuadrave tjera

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 25 July 2017

Për dallim nga deklarata e përfaqësuesit të Prishtinës, Avni Durmishi, homologu i tij te Drita, Fisnik Kërçeli ka qenë më i matur për duelin e xhiros së para të Vala Superligës, i cili llogaritet edhe si derbi.

“Do t’i qasemi secilës ndeshje njëjtë me 100 të forcës. Do t’i respektojmë gjithmonë kundërshtarët. Do të jetë një kampionat interesant. Në ndeshjen e parë me Prishtinën do ta shohim kualitetin e skuadrës tonë. Me Prishtinën kemi pasur dëshirë të ndeshemi më vonë, por ky është shorti”, pohoi Kërçeli.

Megjithatë, ai ka thënë një mesazh të qartë. “Viteve të fundit e kemi pasur presionin e barazhit, tash po besoj që prapë do ta kemi presonin, por kësaj radhe të kreut të renditjes”, përfundoi drejtori sportiv i Dritës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera