Sport

McGregor mund të vdes në ring nga Mayweather

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 July 2017

Ish-boksieri Mike Tyson beson se Floyd Mayweather jo vetëm do ta fitojë duelin e 26 gushtit ndaj Conor McGregor, por shprehet se amerikani mund ta vrasë në ring rivalin irlandez të arteve marciale mikse.

“Majku i hekurt” nuk i jep asnjë shans fitoreje McGregor në këtë përballje, që më së shumti është një “show”. Në një intervistë për mediat, ish-kampioni i botës në peshat e rënda tha se Mayweather, i pamposhtur në ring në 49 duele, do të qëndrojë i tillë, duke qenë një nga boksierët më të mëdhenj të historisë.

“McGregor rrezikon të mbetet i vdekur në një ndeshje boksi. Më duket një çmenduri, pasi janë dy sportistë që vijnë nga disiplina të ndryshme, me rregulla të ndryshme. Conor ka marë rolin e viktimës, ndërkohë që nuk ka asnjë shans të fitojë”, u shpreh Mike Tyson, një nga ikonat e boksit dhe e peshave të rënda. Dueli mes McGreor dhe Mayëeather do të zhvillohet më 26 gusht, ndërkohë që dy sportistët sapo kanë përfunduar një tur 4-ditor për ta promovuar atë. Priten 20 mijë shikues në këtë sfidë, që gjeneron miliona dollarë të ardhura.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera