Lajme

Hoxhaj: PAN-i i ka numrat, seanca të mbahet në fund të kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 July 2017

Përfaqësuesi i PDK-së në takim me presidentin Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj ripërsëriti se koalicioni PAN i ka numrat që ta bëjnë hapin e parë për seancë konstitutive e më pastaj edhe formimin e Qeverisë.

Sipas Hoxhajt vendi ka nevojë që t’i adresojë disa obligime ndërkombëtare siç është liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë, demarkacioni me Malin e Zi si dhe shndërrimi i FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Si koalicion do të dalim me një program qeverisës dhe kurdo që ju mendoni që të ndodh seanca PDK e mbështet një vendim ë tillë.

-Advertisement-

Valdete Bajrami në emër të Nismës ka thënë se kurdo që presidenti të vendos që t’i jap një dritë jeshile administratës së Kuvendit për ta kryer këtë proces ata pajtohen.

Bajrami tha se janë në afat kohor të mirë dhe mbajtja e seancës do të ishte optimale për fund të kësaj jave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera