Lajme

Deputeti i NISMA-s: Shumë legeni është bërë deputet

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 22 July 2017

Deputeti i Nisma për Kosovë, Zafir Berisha ka thënë se shprehja e urrejtjes patologjike ndajë rivalëve politikë nuk është kulturë politike e as njerëzore dhe përdorimi i besimit të qytetarëve për me arritur ambicie personale në dëm të tyre, paraqet trendin më negativ të atyre që deri dje kanë shitur mend si analistë e sot janë futë në politikë.

Ky është statusi i plotë i Berishës i postuar në facebook:

Shumë legeni është bërë deputetë aksidentalisht dhe ju ka rritur mendja deri atje ku i japin të drejtë vetes me shitë mendë deri në atë shkallë, sa që bllokimin e bërjes së qeverisë e shohin si vlerë dhe objektivë politike. Ndërsa harrojnë se gjatë fushatës e kanë kërkuar votën prej sovranit për interes të Kosovës.

-Advertisement-

Shprehja e urrejtjes patologjike ndajë rivalve politikë nuk është kultur politike e as njerzore dhe përdorimi i besimit të qytetarve për me arritur ambicje personale në dëm të tyre, paraqet trendin më negativë të atyre që deri dje kan shitur mendë si analistë e sotë jen futë në politikë. Disa nga ne jemi të njohur për përdorim të fjalorit të ashpër që nga paslufta, mirpo disa që deri dje jan paraqit ,,meleke,, duke na akuzur për fjalorin, sot po e tregojn fytyren e vertet prje pseudointelektuelit dhe injorantit primitvë duke menduar se ky popullë po hanë ,,bari,,.

Ju legena që mrenda fjalorit tuajë i keni mësuar si vjershë vetëm 21 fjalë dhe me mjeshtri keni arritur ta mashtroni qytetarin si të pavarurë duke hëngër … çdo natë nëper tv. mos harroni se nuk i kontribohet vendit me logjikën bllokuese veçenarishtë nga ju që deri dje së paku puplikishtë nuk keni qen nëpër parti politike.

Ndaluni, shiqone vehten në pasqyr njëherë e pastajë dilni e shitni mendë para qytetarve të stërlodhurë nga pallavrat e juaja dhe keqëqeverisjet e një pas njëshme në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera