Lajme

Mustafa:Marrëveshja me LDK-në s’ka shpëtim

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 22 July 2017

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar marrëveshje me LDK-në për të ndërtuar Qeverinë e re. Mustafa ka thënë se kjo gjë nuk ka shpëtim, por ka vetëm vonim për këtë marrëveshje.

PAN po vazhdon të bëjë oferta për ndërtimin e Qeverisë për partinë e Isa Mustafës. Madje, sipas tyre kjo gjë nuk ka shpëtim.

Pasi nënshkrimit të marrëveshjes me Teuta Rugovën, anëtari I PDK-së ka thënë se tashmë është radha për një marrëveshje me komplet partinë.

-Advertisement-

“Marrëveshje politike me LDK! Nëse ne nuk e bëjmë hapin për të lëvizur, do të mbesim ne vendin e njëjtë! Është momenti që përgjegjësitë dhe detyrat tona t’i përfundojmë në kohë! Një fjalë e urtë popullore thotë:  ” Veq vonim,se shpëtim nuk ka”!”, ka shkruar Mustafa.

LDK prej pasluftës ka ndërtuar tri herë koalicion me PDK-në. Herën e fundit, udhëheqja e LDK-së kishte vendosur që Hashim Thaçi të bëhet President e Kadri Veseli kryetar i Kuvendit në këmbim të pozitës së Kryeministrit për Isa Mustafën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera