Lajme

Koha kur Ibrahim Rugova e vlerësonte lartë figurën e Ramush Haradinajt (Video)

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 22 July 2017

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Gjatë kësaj vizite ai ka marrë mbështetje nga kjo familje në garën për postin e kryeministrit.

Por, raportet e mira mes Haradinajt dhe familjes Rugova kanë një histori më të gjatë.

Në vitin 2004 ishte pikërisht presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili edhe pse kishte fituar bindshëm zgjedhjet e atij viti ia ofroi Haradinajt postin e kryeministrit.

-Advertisement-

Por, akuzat e Tribunalit Special të asaj kohë bën qe Haradinaj të qeveriste më vendin për vetëm 100 ditë.

E, 13 vite me pas ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit është në pozicion të mirë qe të udhëheq sërish me ekzekutivin.

Haradinaj si i mandatuar nga koalicioni PAN i duhen edhe dy vota jashtë këtij koalicioni për të udhëhequr me qeverinë e vendit.

Pikërisht, një votë thuhet ta ketë siguruar sot Haradinaj. Vajza e presidentit Rugova, Teuta e cila është edhe deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës thuhet se është pajtuar ta votoj Haradinajn për kryeministër.

Por, çka thoshte Ibrahim Rugova në vitin 2005 kur Haradinaj ishte dorëhequr nga posti i kryeministrit për të shkuar drejt Hagës ku do të gjykohej për krime të supozuara gjatë luftës.

“E çmoj shumë gjestin e Haradinajt qe të udhëtoj drejt Tribunalit të Hagës dhe them lirisht si gjithmonë sikur të gjitha gjestet e z. Haradinaj edhe ky është një gjest i madh patriotik dhe të gjithë e dimë se Haradinaj është një figurë e çmuar në luftën për liri e pavarësi”, kishte thënë ndër të tjera Rugova.

AAK kishte bashkëpunuar me edhe me “Listën Ibrahim Rugova”, në të cilën Ukë Rugova ishte bërë deputet i Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera