Lajme

Ahmeti: Thirrja e seancës konstituivë është parimore

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 21 July 2017

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mbahen takime konsultative për datën e mbajtje së seancës konstituive.

Sipas Ahmetit askush nuk e ka mandatin ta vonojë konstituimin e Kuvendit e që nuk ka të bëjë me formimin e qeverisë, transmeton Infokusi.com

Postimin  e plotë të Ahmetit bërë ne rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë

-Advertisement-

“Në vend se të merremi me analiza të ndërgjegjës së individëve të caktuar të cilat bëhen në mjegulli për të krijuar përshtypje të numrave apo jo, me rëndësi primare është që të thirret seanca konstituive. Nuk ka as edhe një arsye te vetme që kjo të shtyhet e të mbahen takime konsultative për daten. E pastaj kushdo që i ka 61 deputetë e bën qeverinë.

Askush nuk e ka mandatin ta vonojë konstituimin e Kuvendit e që nuk ka të bëjë me formimin e qeverisë.

Rezultatet janë certifikuar me 8 Korrik. Sot është 21 korriku.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera