Këta janë ministrat që mund të rikonfirmohen sërish në qeveri
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 21 Korrik 2017
Zgjedhjet e kësaj here u fituan nga Rama i cili mori 74 mandate dhe në shtator do të formojë qeverinë e re.
Ajo çka mbetet mister është kabineti Rama 2. Tashmë kanë nisur të përfliten ministrat e rinj që do të drejtojnë dikasteret e Ramës. Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë edhe ndryshime të vetë ministrive, duke u shkrirë dy ministri në një, apo krijimi i ministrive të reja.
Një ndër emrat e pothuajse të konfirmuar nga vetë Rama është ai i Fatmir Xhafaj, i cili do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme. Po ashtu edhe Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave. Ndërsa në Ministrinë e Transporteve përflitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës.
Ogerta Manasterliu përflitet se do të jetë përsëri Ministre e Shëndetësisë duke qenë se ka pak kohë në këtë detyrë pas shkarkimit të Ilir Beqajt, ndërsa tek Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka, e cila zëvendësoi Blendi Klosin në këtë detyrë shkruan Lapsi.
Po ashtu, pritet të mos ketë surpriza edhe në ministritë e mbrojtës dhe të arsimit ku priten të rikonfirmohen Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla. Por ditët e fundit ka filluar të përflitet edhe emri i ish-ministrit të Brendhsëm Saimir Tahiri për një post ministror. Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar legalizimet dhe pronat.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























