Sport

⚽ Lajmi i mirë për stadiumin nacional, i cili merr edhe emrin nga Ministria e Sportit

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 21 July 2017

Ministria e Sportit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për studimin e fizibilitetit të stadiumit nacional, i cili pritet të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës, projekt ky më i madhi i deritanishëm në sport.

Madje, Ministria tashmë këtë stadioum e quan “Dardania Arena”, emër ky më i preferuari në opinion, për çka ishte debatuar gjatë, ende pa filluar zbatimi i projektit, raporton “Zëri”.

Në njoftimin e Ministrisë së Sportit thuhet:

-Advertisement-

Kanë filluar procedurat për studimin e fizibilitetit për Stadiumin Kombëtar “Dardania Arena”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të informojë se, ka nisur me proceduat e prokurimit për Studimin e Fizibilitetit të Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadiumit Kombëtar të Futbollit “Dardania Arena”, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.

Procedura që është në zbatim për këtë aktivitet të prokurimit është Procedura e Kufizuar e cila ka qenë e hapur për këtë fazë para kualifikuese që nga data 9 qershor 2017 deri më 10 korrik 2017.

Gjithsej, janë dorëzuar nëntë kërkesa për pjesëmarrje. Në formën elektronike përmes platformës së prokurimit, ndërsa tetë të tjera në formë fizike (të fortë). Kërkesat për pjesëmarrje kryesisht janë Konzorciume/Partneritete ndërkombëtare si nga Anglia, Amerika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Shqipëria dhe Kosova.

Këto kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohen dhe ekzaminohen nga një komision profesional i cili në përbërje të tij përveç zyrtarëve të MKRS-së ka edhe përfaqësues të deleguar dhe të autorizuar nga Institucionet që mund të japin kontribut në vlerësimin dhe ekzaminimin sa më të drejtë të këtij aktiviteti të prokurimit, ekspertë në lidhje me këtë fushë, nga: 

Federata e Futbollit të Kosovës;
Komuna e Prishtinës; dhe
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjithashtu, i tërë procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit do të monitorohet/vëzhgohet nga afër nga përfaqësuesit zyrtar të Agjencisë Kundër Korrupsion. 

I gjithë ky proces i vlerësimit dhe ekzaminimit deri në nënshkrimin e kontratës me operatorin e përzgjedhur do të udhëhiqet nga Divizioni i Prokurimit në MKRS në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik në Kosovë me Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera