Lajme

10 vjeçari plagos me armë motrën e tij 5 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 21 July 2017

Një fëmijë 10 vjeçar ka shtënë më armë zjarri në drejtim të motrës së tij 5 vjeçare dje rreth orës 17:00 në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Infokusi.com

Dyshohet që djali duke lozur në shtëpi ka gjetur një pistoletë dhe me të njëjtën aksidentalisht ka shtënë.

-Advertisement-

Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e tipit EKOL Jackal (me gas) me karikatorë dhe tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar QPS-ja, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera