Lajme

Hoti: LDK nuk lëkundet nga parimet për të cilat ka marrë votën

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 20 July 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të lëkundet nga parimet si shkapje totale e shtetit, punësim dhe prespektivë europiane për të cilat ka marr votën qytetare

Hoti ka thënë gjithashtu se këto mund të arrihen vetëm më një qeveri me duar të pastra dhe jo të ndërtuar me vota të kontrabanduara, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Hotit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Grupi Parlamentar i LDK-së dhe partnerëve te koalicionit nuk lëkundet nga parimet për të cilat ka marr votën qytetare: shkapje totale e shtetit, punësim dhe prespektivë europiane. Këto arrihen vetëm me një qeveri me duar të pastra dhe jo të ndërtuar me vota të kontrabanduara.

Grupi jonë parlamentar do të përfillë me korrektësi të gjitha procedurat konstituive të institucioneve dhe do ta thot fjalën e vet në mbrojtje të së drejtës, demokracisë dhe vullnetit qytetar.

Vota dhe vullneti qytetar do te shkoj ne vend!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera