Lajme

SHBA dënon një rus për sulme kibernetike

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 20 July 2017

Një rus është dënuar me pesë vite burgim, pasi prokurorët e SHBA-së, kanë thënë se ai ka qenë pjesë e krijimit të sofistikuar të virusit, i cili u përdor për vjedhjen e informacioneve financiare nga mijëra kompjuterë në gjithë botën.

Mark Vartanyan, i njohur si “Kolypto,” është dënuar nga një gjykatë e SHBA-së në Atlanta, pasi pati pranuar fajin në mars, për mashtrime kompjuterike.

Në dënim përfshihen edhe dy vite vite të paraburgimit të tij në Norvegji, përpara se të ekstradohej në SHBA, në dhjetor, shkruan REL.

-Advertisement-

Prokurorët kanë thënë se Vartanyan, gjatë periudhës 2012-2014, sa ka jetuar në Ukrainë dhe Norvegji, ka ndihmuar në krijimin e softverit Citadel.

Ky virus ishte dizajnuar për vjedhjen e informacioneve personale dhe financiare nga rrjetet kompjuterike.

Sipas prokurorëve ai ka infektuar rreth 11 milionë kompjuterë në gjithë botën dhe ka shkaktuar humbje në vlerë të 500 milionë dollarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera