Lajme

Sami Lushtaku del haptazi kundër PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 19 July 2017
Sami Lushtaku nuk e sheh me optimizëm rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke përmendur faktin se PDK humbi shtatë mijë vota në bastionin e saj të cilin ai e drejton.

Kryetari i Skenderajt ka treguar arsyet që, sipas tij, PDK pati rënie në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa ka shprehur se opozita është opsioni më i përshtatshëm që ai beson se PDK e ka para vetës.

Edhe pse PDK, në kuadër të koalicionit PAN, këmbëngul ta krijojë qeverinë duke thënë se e ka siguruar shumicën parlamentare, Lushtaku nuk e mendon të njëjtën me PDK’në, duke bërë të ditur se ai preferon opozitën për partinë e tij.

Lushtaku fajëson selinë qendrore të PDK’së për shkak se, sipas tij, qendra e kësaj partie është distancuar nga qytetarët dhe nga terreni.

-Advertisement-

Lëvizja Vetëvendosje është njëra ndër arsyet që kryetari i Skenderajt dëshiron që PDK të kthehet në forcë opozitare për të testuar VV’në në pushtet, përkatësisht sjelljet e kësaj të fundit në qeverisje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera