Lajme

Biznesmeni i njohur shqiptar arrestohet në Zvicër: Nxiti një vrasje

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 19 July 2017

Shefi i një firme të njohur të pasurive të patundshme është arrestuar për “nxitje në vrasje”, shkruan “luzernerzeitung.ch.”

Babai i pesë fëmijëve që jeton prej 27 vjetësh në Zvicër momentalisht është dërguar në burgun e Grosshof në Kriens, ndërsa u arrestua nga policia kantoniale e Nidwalden. Ai akuzohet për “nxitje në vrasje” dhe me origjinë është nga Kosova, përcjell botasot.info. Për shkak se ai nuk ka dashur të ekstradohet në Kosovë është arrestuar në fund të qershorit në villën e tij në Hergiswil dhe është dërguar në paraburgim.

“Bazuar në këtë dhe në bazë të kërkesës nga autoritetet e Kosovës, Zyra Federale e Drejtësisë në Zvicër të marrë një vendim”, thotë Ingrid Ryser. Kjo mund të kundërshtohet nga Gjykata Federale, andaj derisa të përfundojnë procedurat ai duhet të mbetet në paraburgim.

-Advertisement-

I Akuzuari njihet mjaft për suksesin e tij në biznes, kryesisht në Zvicrën qendrore. Ai është dënuar njëherë edhe me 13 muaj burg dhe 8000 franga gjobë. Një punëtor i rëndësishëm tij Walter Mösch, thekson se “ai nuk ia ka idenë se pse është arrestuar shefi i tij.” Gjatë kësaj kohe ai ka qenë në pushime./BS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera