Lajme

Reagon Sali Berisha për bllokimin e autobusëve të Kosovës në Durrës: Turp kombëtar!

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 18 July 2017

Ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur në Durrës, kur janë ndaluar disa autobusë me turistë nga Kosova.

Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Qendrimi ne Durres i autoriteteve zyrtare ndaj shqiptareve te Kosoves, eshte nje turp kombetar!

-Advertisement-

Te dashur miq, Autoritetet e Durresit u kujtuan pas 15 vitesh qe te bllokojne per autobuzet qe vijne nga Kosova rrugen Pavaresia, duke ju veshtiresuar shume sistemimin ne apartamentet dhe hotelet e prenotuara per te kaluar pushimet dhe qe jane ne te dy anet e kesaj rruge.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem intimidues dhe i turpshem jo vetem i autoriteteve lokale te Durresit por dhe i atyre qendrore.

Shqiptaret nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zene vendin e pare dhe perbejne mbi 70% te turisteve ne Shqiperi. Ata derdhin çdo vit qindra milione euro ne ekonomine shqiptare.

Te bllokosh rrugen dhe t’u veshtiresosh atyre sistemimin ne mjediset e prenotuara, nderkohe qe mafia me xhama te zeza kercenon cdo dite jeten e kalimtareve ne ate rruge, deshmon se je pjese e mafies.

Duke denuar me ashpersi kete akt te papergjegjshem te zyrtareve qe i ka zhveshur mafia nga çdo njerezi dhe pergjegjesi, kam bindje se shqiptaret e Kosoves e kane te qarte se keto qendrime nuk kane asgje te perbashket me ndjenjat vllazerore, respektin e palekundur te qytetareve te Durresit dhe mbare Shqiperise ndaj tyre dhe i bej thirrje qytetareve te Kosoves te mos e ngaterrojne kete!” (sic.), ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera