Sport

⚽ Zyrtare: Prishtina transferon futbollistin e njohur malazez (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 18 July 2017

Prishtina ka zyrtarizuar Drashko Bozhoviçin si lojtarin më të ri të tyre. Bardh e kaltërit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me mesfushorin 29 vjeçar, shkruan Gazetasheshi.com.

“Futbollisti i lindur më 30.06.1988 në Podgoricë të Malit të Zi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. Mesfushori me shumë përvojë në Ligën e parë të Malit të Zi e me karrierë edhe ndërkombëtare, së fundi ka luajtur në Rudar të Pljevljes në Mal të Zi.

-Advertisement-

Ka luajtur në Mogren, Buduçnost të Podgoricës, Hapoel Be’er Sheva, Mladost Podgoricë, Domzhale Slloveni, Lovçen, Sutjeska dhe së fundir Rudar.

Ka fituar dy herë titullin e kampionit me Mogrenin në edicionet 2008/09 dhe 2010/11, dy herë nënkampion radhazi me Lovçenin 2013/14 dhe Sutjeskën 2014/15 si dhe dy herë Kupën e Malit të Zi me Lovçenin (2013/14) dhe me Rudarin 2015/16. 

Bozhoviç është i gjatë 183 cm. Në edicionin e fundit si mesfushor ka shënuar tre gola”,thuhet në njoftimin zyrtar të klub.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera