Lajme

Itali, vritet në mes të rrugës shtetasi shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 18 July 2017

Një shtetas shqiptar, 49 vjeçar është vrarë mëngjesin e së martës në Terni të Italisë, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 49-vjeçari është qëlluar në bark teksa po ecte në qendër të qytetit. Si karabinierët, ashtu dhe policia kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, shkruan Top Channel.

Disa persona që banojnë në zonë kanë deklaruar se kanë dëgjuar klithma përpara të shtënave. Rrjedhimisht nuk përjashtohet që të ketë pasur një zënkë mes viktimës dhe agresorit.

-Advertisement-

Shtetasi shqiptar ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera