Sport

Juventus, dy goditje në një ditë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 18 July 2017

Juventusi po vazhdon punën për t’u fuqizuar edhe më shumë në këtë merkato vere, pavarsisht largimit të Bonuccit.

Kështu, bardhezinjtë, pas afrimit të Duglas Costës, kanë arritur marrëveshjen me dy futbollistë të tjerë.

I pari është Mattia De Sciglio, mbrojtësi i Milanit, një dëshirë e herëshme e bardhezinjve, që do të shkojë në Torino për shumën e 12 milionë eurove.

-Advertisement-

Ndërsa afrimi tjetër, është ish portieri i Romës, Szczesney, për të cilin juventinët do të paguajnë sërish 12 milionë euro te Arsenal.

Kështu, Sczsesny dhe De Sciglio do të zëvendësojnë Dani Alvesin dhe portierin Neto, të cilët u larguan nga bardhezinjtë, në përfundim të sezonit.

Sczsesny shikohet edhe si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Buffon, kur ky i fundit të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera