Lajme

Cili ish-deputet po thotë se po perëndon shansi i partive të mëdha?

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 18 July 2017

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë qenë inkurajuese.

Ai ka thënë se për herë të parë Kosova dëshmoi se ka përvetësuar emancipimin e votës.

Kryeziu e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën renditjen e LDK-së në vendin e tretë. Megjithatë, ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka theksuar se shansi për partitë deri tani të mëdha po perëndon për turpin e tyre dhe për fatin e keq të Kosovës, sepse duhet kohë të formohen pole të tjera.

-Advertisement-

Kryeziu ka bërë thirrje që mos të zvarritet formimi i institucioneve të reja. Ai ka thënë se nuk duhet të përsëritet historia e vitit 2014, kur për gjashtë muaj rresht kishte nënqeshje cinike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera