Në Mitrovicë u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 July 2017
Në një vjetorin e themelimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Mitrovicë, me rastin e themelimit të Degës së Mitrovicës, ku u shpalos Programi Politik i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u promovua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu uroj të gjithë të pranishmit legalizimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Republika e Shqipërisë, me ç’rast u bëri thirrje gjitha lëvizjeve dhe organizatave kombëtare, që të bashkohen dhe të punojnë për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.
“Shqiptarët kanë shumë detyrime të papërmbushura karshi Atdheut dhe Zotit. Detyrë e parë e çdo shqiptari është t’i shërbejë me përkushtim e përulësi Atdheut: aspiratës hyjnore për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar. Çdo shqiptar ka obligim hyjnor që kombin ta mbajnë të bashkuar, të ruaj traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto të mos i lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja. Ai që nuk bënë gjithçka dhe nuk jep gjithçka për ta bashkuar Shqipërinë; ai i ka mohuar gjithçka vetvetes dhe familjes”, deklaroi kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.
Frashër Racaj, njëri ndër nismëtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar prezantoi Programin Politik të LSHB-së. Formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Mitrovicë e nderoj pjesëmarrja e Koordinatorit të Anëtarësimeve z. Qenan Morina dhe koordinatorëve: nga New Yorku Ilir Nikprelaj, nga Prishtina Ylli Elshani, nga Peja Jimmy Daci, nga Drenasi Muharrem Bajraktari, Alban Mulaj dhe Burim Veliu, nga Shkupi Vullnet Sadiku, nga Presheva Liridona Pajaziti, Faton Haliti dhe Nexhib Maksuti.
Koordinatoret e zgjedhur të Degës së Mitrovicës janë: Shpetim Pllana, Berat Veliu, Sadat Sylejmani, Sherif Ahmeti, Xhelazim Baliu dhe Enver Ademi.
Takimi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...