Auto&Tech

Ja si të bëni foto edhe kur s’keni më vend në celular

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 17 July 2017

Na ka ndodhur të gjithëve. Të bombardohemi nga njoftimet “Storage Almost Full” në celular dhe të vazhdojmë njëjtë sikurse problemi do të zgjidhet vetë në mënyrë magjike.

Dhe pastaj vjen ai momenti i keq: Dëshironi të bëni një fotografi në një vend të mahnitshëm dhe celulari thotë se nuk mund të bëni më asnjë foto.

Nuk ka kohë për të fshirë çdo gjë, dhe kështu mbetni pa e bërë fotografinë. Por s’duhet të ndaleni këtu. Triku për të bërë foto edhe kur s’keni më vend në celular qëndron tek kamera, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

E gjitha çfarë duhet të bëni është të bëni foto me aplikacione dhe t’i ruani në celular. Mund ta përdorni Instagramin për shembull.

Me Instagram mund të bëni fotografi në storje dhe më pas mos ta publikoni atë, por ta ruani në celularin tuaj përmes butonit ‘save’ në fund të fotografisë.

Këtë mund ta bëni edhe me video. Në këtë rast, mund të bëni fotografi dhe video kur jeni në pushime, koncerte dhe ngjarje të ndryshme, dhe t’i ruani në celular edhe pse nuk keni hapësirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera