Lajme

“Aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës të vitit të ardhshëm”

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 17 July 2017
Avokati Arianit Koci, konsideron se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk do të deponohen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.
“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës. Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta. Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet. Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera