Lajme

Ja çfarë thotë policia për vrasjen e djeshme në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 17 July 2017

Sipas policisë së Kosovës ende nuk dihen shkaqet e vrasjes se djeshme në Jahoc të Gjakovës, ndërsa policia është ende duke hetuar rastin.

Një person për në një restorant në fshatin Jahoc të Gjakovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas ka qëlluar edhe veten, transmeton Infokusi.com.

Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë të policisë së Kosovës:

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar për motive të panjohura, në një restorant pasi ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull K-Shqiptar ka qëlluar edhe veten. Si pasojë të dy personat kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera