Ne sot vendosëm që t’ju tregojmë sekretet dhe faktet të cilat do t’ju bëjnë t’i shikoni meshkujt në një mënyrë krejtësisht tjetër.
1. Plakja e ngadaltë
Fytyra e një mashkulli mbetet më e re më gjatë se fytyra e një femre. Kjo për shkak të faktit se lëkura e mashkullit humb koncentrimin e tij ndaj kolagjenit më ngadalë përderisa plaket, që nënkupton se ai është më rezistent ndaj rrudhave.
2. Aftësia për të prodhuar qumësht
Po, e lexuat mirë. Meshkujt gjithashtu kanë gjëndra që mund të prodhojnë qumësht. Por prodhimi i tij përfaqëson një abnormalitet për trupin e mashkullit. Kjo mund të ndodh kur prodhohet sasi e madhe e hormonit prolaktin. Kjo mund të ndodh si rezultat i disa llojeve të caktuara të trajtimeve që përdoren për të stimuluar zemrën, problemet me gjëndrën e hipofizës dhe hipotalamusit, ose për shkak të urisë ekstreme, transmeton Gazeta Express.
3. Humbja e flokëve
Është mirë të mendosh se prirja gjenetike për t’u bërë tullac kalon ekskluzivisht nga kromozomet X të nënës, por ky nuk është shkaku i tërë. Ka edhe faktorë të tjera, jo më pak të rëndësishëm.
Nëse babai i një mashkulli është tullac, atëherë shanset për t’i humbur flokët rriten për 60%. Aktiviteti i hormoneve të mashkullit prekë gjithashtu folikulat e flokut në atë mënyrë që trupi gradualisht humb aftësinë e tij për të prodhuar flokë të reja. Stresi dhe ushqimi i dobët janë gjithashtu shtytës që një mashkull të humb flokët e tij.
4. Sindromi para-menstrual
Kjo mund t’ju befasojë, por 26% e meshkujve gjithashtu përjetojnë ‘menstruacione’. Gjatë këtyre periodave, një mashkull bëhet më i ndjeshëm, më nervoz dhe mund të përjetojë edhe dhimbje barku. Kjo që një mashkull përjeton, është e ngjashme me simptomat e një gruaje,
5. Origjina femërore
Të gjithë njerëzit në botë fillojnë ekzistencën e tyre si femra. Kromozomet X dhe Y janë përgjegjës për përcaktimin e seksit. Nëse dy kromozome X bashkohen së bashku gjatë mbetjes shtatzënë, prodhohet një vajzë; nëse kromozomet X dhe Y bashkohen, shfaqet një djalë.
Gjatë 5-6 javëve të para, kromozomi Y është joaktiv. Derisa të fillojë funksionimin, embrioni fillon të zhvillohet në vajzë.
6. Lëkura e trashë
Hormoni mashkullor ‘testosterone’ e bën lëkurën e një mashkulli më të trashë. Lëkura e mashkullit është 25% më e trashë se e femrës. Megjithatë, përgjatë jetës së tij, lëkura e mashkullit bëhet më e hollë, përderisa e femrës mbetet e njëjtë deri në menopauzë.
7. Molla e Adamit (Ademit)
A e keni pyetur ndonjëherë veten për çfarë shërben molla e Adamit, dhe pse meshkujt e kanë më të madhe se sa femrat? Femrat kanë vetëm një zgjatje të vogël në qafët e tyre, të bëra nga kërci tiroid, qëllimi i vetëm i të cilit është që të mbrojë akordet vokale.
Ky kërc tiroid është gjithashtu përgjegjës për tonin më të lartë të zërit të njerëzve. Gjatë viteve të adoleshencës, ndryshon këndi i tij në relacion me kërcin unazor, duke formuar kështu mollën e Adamit dhe duke çuar në të ashtuquajturën “thyerje” të zërit të një personi. Ky kënd është më i vogël tek meshkujt sesa tek femrat, që e bën zgjerimin më të madh dhe zërin e tyre më të ulët.