Lajme

Londër, arrestohen dy adoleshentë. Sulmuan njerëzit me acid

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 15 July 2017

Dy adoleshentë janë arrestuar në Londër, pasi kanë hedhur acid në fytyrat e njerëzve në 5 sulme të ndryshme përgjatë natës. Dy agresorët sulmuan njerëzit për rreth 90 minuta në Islington, Stoke Neëington dhe Hackney, mbrëmjen e së enjtes, duke vjedhur madje edhe dy motoçikleta në dy prej incidenteve.

Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar një shpërndarës picash “të ulëriste nga dhimbja”. Njëri prej personave, ndërkohë, duket se ka pësuar “dëmtime të rënda” që do të ndikojnë në jetën e tij.

Policia po heton nëse motoçiklistët ishin vënë nën shënjestrën e hajdutëve të motorëve. Zyrtarët thonë se sulmet janë të lidhura me njëri-tjetrin. Djemtë, njëri 16 vjeç dhe tjetri 15 vjeç, u arrestuan mbi dyshimet e grabitjes dhe shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore.

-Advertisement-

Sulmet ndodhën mes shqetësimeve në rritje, mbi numrin e sulmeve me anë të substancave dëmtuese në Londër. Që prej vitit 2010, ka pasur më shumë se 1.800 raportime për sulme me lëndë djegëse apo acid në kryeqytetin britanik. Vitin e kaluar, këto lëndë janë përdorur në 458 krime, krahasuar me 261 të një viti paraardhës, sipas shifrave të Policisë Metropolitane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera