Sport

⚽ Ky është formacioni i Milanit me Bonuccin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 14 July 2017

Transferimi i Bonucci-t te Milan jo vetëm që i ka shtuar një element shumë të rëndësishëm projektit kuqezi, por do të ketë ndikim edhe te skemat e lojës të ekipit.

Në fakt, me qendërmbrojtësin italian Montella mund të ndryshojë modulet e lojës dhe mund të luajë me tre ose katër mbrojtës. Rreshtimi më i mundshëm mund të jetë ai 3-4-1-2, me Leon që do të udhëheqë repartin e mbrojtjes, por nuk përjashtohet edhe zgjidhja klasike 4-4-2.

Milan, arriva Bonucci: ecco cosa cambia

-Advertisement-

Një lojtar, shumë zgjidhje. Kjo është në thelb domethënia e blerjes së Bonucci-t. Siç ka treguar tek Juventus, Leo mund të luajë shumë mirë në mbrojtjen me tre lojtarë dhe në atë me katër, veçanërisht nëse ka në krah të tij një qendërmbrojtës mëngjarash. Me skemën me 3 mbrojtës (Musacchio, Bonucci, Romangnoli), Montella mund të rreshtojë katër lojtarë në mesfushë (Conti, Kessie, Biglia, Rodriguez) me një fantazist (Calhanoglu ose Bonaventura) në mbështetje të dy sulmuesve (Andre Silva ose Suso dhe njëri mes objektivave Aubameyang dhe Kalinic).

Në skemën me katër mbrojtës Bonucci do të luante në qendër bashkë me Romagnoli-n, me Musacchio në krahun e djathtë dhe Rodriguez në të majtin. Në mesfushë do të kishte hapësira për
Conti, Kessie ose Suso, Biglia dhe njëri mes Calhanoglu dhe Bonaventura. Në sulm, Andre Silva dhe përsëri njëri mes objektivave Aubameyang dhe Kalinic. Në Milanello po merr formë Milan-i i së ardhmes.

Ndërkohë, pas një mungese trevjeçare, Milan është gati të provojë përsëri shijen e Europës dhe do ta bëjë këtë në shtëpinë e CSU Craiova, skuadra me të cilën do të ndeshet në raundin e tretë paraeliminator të Europa League. Ndeshja e parë do të luhet në Rumani më 27 korrik, ndërsa ndeshja e kthimi do të zhvillohet më 3 gusht në “San Siro”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera