Lajme

Seanca e Kuvendit, më së largu të mërkurën

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 14 July 2017

Zyrtarë të koalicionit PAN thonë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, me shumë gjasë të mërkurën. Ata thonë se tashmë i kanë siguruar votat e nevojshme të deputetëve dhe presin që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë. Në anën tjetër, deputetë të LDK-së dhe të AKR-së thonë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan sot, gazeta Zeri.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet javën që vjen, më së largu ditën e mërkurë. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Një gjë e tillë, sipas tyre, është diskutuar edhe në takimin që presidenti Hashim Thaçi pati me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme. Në këtë takim me presidentin, përpos Haradinajt, morën pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, shkruan Zeri.

-Advertisement-

Sipas zyrtarëve të AAK-së, votimi i Qeverisë mund të ndodhë pikërisht ditën kur mbahet seanca konstituive.

Nga ana tjetër, pavarësisht se ky koalicion zotohet se i ka numrat e mjaftueshëm për bërjen e Qeverisë, përfaqësues të koalicioni LDK-AAK-Alternativa janë të bindur se nuk ka deputetë nga koalicioni i tyre që do të votojë për PAN-in. Njëjtë kanë deklaruar edhe përfaqësuesit nga lëvizja “Vetëvendosje” tash e sa kohë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera