Lajme

KFOR-i dhe FSK-ja zëvendësuan një gyp të dëmtuar në shkollën fillore në Sushicë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 13 July 2017

KFOR-i ka ndërrmar një aktivitet të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) në Sushicë, fshat i komunës së Graçanicës i banuar nga popullata shqiptare dhe serbe e Kosovës.

U ndërrua një gyp i prishur i kanalizimit në një shkollë fillore të këtij fshati.

Ky projekt u zbatua nga Qendra e Përbashkët e Detashmentit Rajonal (JRDC) e KFOR-it, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesit e fshatrave.

-Advertisement-

Tubacioni i prishur i kanalizimit në sheshin e lojërave në shkollën fillore ka shkaktuar ambient jo të shëndoshë për fëmijët që nga janari i vitit 2017. Prandaj, JRDC, përmes Ekipit slloven Ndërlidhës të Monitorimit (LMT), Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komunës së Graçanicës ka blerë gypin dhe siguruar ekipin teknik për instalim.

Aktivitetet e CIMIC-ut janë pjesë e iniciativave të kryera nga KFOR-i në favor të popullatës lokale të të gjitha etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera