Lajme

Papua Guineja e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 13 July 2017

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Papua Guinenë e Re.

Tërmeti 6.7 ballesh goditi rreth 40 kilometra në juglindje të qytetit Taron në ishullin Irlanda e Re, njofton Instituti Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Express.

Ai goditi në një thellësi prej 47 kilometra mëngjesin e sotëm. Nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për tsunami.

-Advertisement-

Nuk raportohet për dëme apo lëndime.

Në këtë ishull jetojnë 120 mijë persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera