10 arsyet për të vizituar Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 13 July 2017
Verës apo dimrit? Nuk është aspak problem. Kosovën mund ta vizitoni gjatë katër stinëve dhe do të impresionoheni me bukuritë e mahnitshme që ka, por edhe me njerëzit dhe me ushqimin.
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, vende historike, kulturore e shumëçka tjetër. Njerëzit janë mikpritës dhe çmimet janë të volitshme, sidomos për turistët e huaj. Ushqimi gjithashtu është një tjetër arsye për të vizituar Kosovën, kurse albinfo.ch ju prezanton dhjetë arsyet pse duhet të vizitoni Kosovën.
- Bukuritë natyrore:Njëra nga arsyet kryesore që duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos gjatë verës, janë bukuritë natyrore. Kosova është e pasur me shumë bukuri, si gryka e Rugovës, Bjeshkët e Sharrit, Ujëvara e Mirushës, Bifurkacioni i Nerodimes e Burimi i Drinit të Bardhë. Këto janë vetëm disa nga vendet që mund t’i vizitoni, por ka edhe shumë tjera.
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Shkelzen Rexha
Foto:Shkelzen Rexha
Ujëvara e Drinit Bardhë – Radavc. Foto: Shkelzen Rexha
- Vendet e lashta historike:Shqiptarët njihen si njëri ndër popujt më të vjetër në Evropë, dhe historia e tyre është e pasur. Nëse kërkoni vende historike, atëherë nuk do të keni vështirë. Kalaja e Prizrenit apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë dy nga vendet për t’i vizituar apo edhe Kalaja e Novobërdës dhe Qyteti Antik i Ulpianës.
Muzeu Etnologjik. Foto: Arben Llapashtica
Prizreni: Foto Shkelzen Rexha
- Hiiking:Për adhuruesit e hiikingut, Kosova është një vend ideal. Malet e shumta në Kosovë ofrojnë këtë mundësi, ndërsa gjithashtu ka shumë oferta për vendorët dhe të huajt, andaj nuk është aspak e vështirë, për më tepër është shumë e lehtë, dhe sigurisht se nuk do të zhgënjeheni.
Foto: Shkelzen Rexha
- Qendrat skitare:Por, nëse dëshironi të skijoni, atëherë nuk ka asnjë problem. Për më tepër, ka disa mundësi, ndër të cilat janë Qendra Skitare në Brezovicë dhe ajo në Bogë. Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të skijimit: Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Bujar Gashi
Foto: Bujar Gashi
Foto: Bujar Gashi
Foto: Bujar Gashi
- Shpella e Gadimes:Është rreth 80 mijë e vjetër, dhe një nga shpellat më të bukura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Kristalet e saj do t’iu lënë pa frymë, por sigurisht se duhet ta vizitoni për të parë madhështinë e saj.
- Njerëzit miqësorë:Të gjithë turistët e huaj që vijnë në Kosovë, janë të mahnitur se sa miqësorë janë vendorët. Mikpritja është me traditë te shqiptarët dhe ndër veçoritë kombëtare. Për ta vërtetuar këtë, duhet t`i vizitoni.
Foto: Arben Llapashtica
- Toleranca fetare:Shumica në Kosovë janë myslimanë, megjithatë, toleranca fetare ka traditë disa shekullore. Problemet fetare më së paku vërehen në Kosovë. Mjafton të shkoni në qytetin në Ferizajt, ku xhamia dhe kisha ndodhen afër njëra-tjetrës.
- Çmimet e arsyeshme:Nëse jeni nga Gjermania, Zvicra, Spanja apo SHBA, atëherë, njëra nga arsyet se pse duhet të vizitoni Kosovën është se çmimet janë shumë të volitshme. Mund të kaloni për shtatë apo dhjetë ditë dhe t’i vizitoni të gjitha vendet dhe kjo nuk do t’iu rëndojë shumë kuletën tuaj.
- Ushqimet e mrekullueshme:Nëse shkoni në Kosovë, atëherë nuk keni pse të brengoseni për ushqimin. Që nga ushqimet e shpejta (fast food), pastaj picat e makaronat, por edhe ushqimet tradicionale. Nuk duhen të largoheni pa provuar ushqimet tradicionale, që janë ndër më të mirat jo vetëm në rajon edhe më gjerë. Flija, pasuli, gullashi apo pitja, janë disa nga to.
- ‘Have fun’:Nuk janë vetëm vendet historike e kulturore, por edhe vendet e shumta, ku mund të dëfrehesh gjatë qëndrimit në Kosovë. Shumica e popullsisë është e re, kurse lokalet e natës punojnë deri në orët e vona. Gjithashtu ka shumë festivale gjatë verës, dhe padyshim se nuk do të zhgënjeheni.
Foto: Arben Llapashtica
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Shkelzen Rexha
Si të vijmë në Kosovë – Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide dhe nuk nevojitet viza.
Rrugëve Ajrore – Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës.
Rrugëve tokësore – Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda
Valuta në Kosovë – Si valutë zyrtare në Kosovë përdoret EURO
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...