Lajme

U shqiptohet dënimi “vrasësve të Nemtsovit”

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 13 July 2017

Një gjyatë në Rusi dënoi pesë veta të shpallur fajtorë për vrasjen e politikanit opozitar, Boris Nemtsov.

Zaur Dadayev, fajtor për të shtënat fatale mbi Nemtsovin, u dënua me 20 vjet burgim.

Katër të tjerët: Anzor Gubashev, Shadid Gubashev, Temirlan Eskerkhanov dhe Khamzat Bakhayev u dënuan me burgim nga 11 deri në 19 vjet.

-Advertisement-

Të pesë të dënuarit janë nga rajoni rus i Çeçenisë.

Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Personi i gjashtë, Ruslan Mukhudinov, është akuzuar në mungesë për organizim të vrasjes.

Nemtsov, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është qëlluar për vdekje më 27 shkurt të vitit 2015, pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.

Të afërmit dhe ish-bashkëpunëtorët e Nemtsovit besojnë se vrasja e tij është urdhëruar nga nivele më të larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera