Sport

⚽ Drejtori i Vitesses flet për ofertën milionëshe nga Serie A për Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 12 July 2017

Drejtori i përgjithshëm i Vitesses e ka pranuar se kishte ofertë nga Udinese për Milot Rashicën, por e ka refuzuar pasi e vlerësojnë futbollistin kosovar si pjesë të rëndësishme të ekipit.

Joost de Wit e pranoi se kishte një ofertë milionëshe, por a kërkon më shumë Vitesse për shitjen e tij?

“Ne vlerësojmë se ai është një lojtar shumë e rëndësishme për ekipin tonë se ne duam të lejojmë të largohet”, ka thënë drejtori.

-Advertisement-

Fox Sport raportoi ditë më parë se klubi i Serie A ishte i gatshëm të paguante 5 milionë euro për mesfushorin.

Futbollisti 21 vjeç e ka vazhduar kontratën me klubin aktual deri në vitin 2020, ndërsa ishte ndër lojtarët më të mirë të ekipit për triumfin në Kupën e Holandës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera