Sport

Arrihet marrëveshja për super përballjen Joshua-Klitschko

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 July 2017

Revanshi mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko do të zhvillohet në Las Vegas. Eddie Hearn, promotori i boksierit britanik, është nisur dje në Amerikë për të diskutuar dhe mbyllur këtë çështje, pas dy muajsh thashethemesh në lidhje me këtë duel.

Joshua fitoi me “KO” teknik përballjen e parë më 29 prill të zhvilluar në “Wembley” të Londrës, përballë 90 mijë shikuesve, pas një ndeshje epike dhe mjaft të dueluar nga të dy boksierët. Por në kontratë ishte rënë dakord që të zhvillohej edhe revanshi, ndërkohë që ngërç ishte vendi se ku do të organizohej ai.

-Advertisement-

Boksiereet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko

Klitschko nuk dëshiron të përballet sërish në Britaninë e Madhe, duke hedhur poshtë edhe idenë që sfida të zhvillohet në Kardif, ndaj Dubai, Nigeria e Las Vegasi ishin tri opsionet e tjera të mbetura. Ndaj Amerika duket si mundësia më e mirë për të parë sërish dy boksierët në ring edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare dhe një datë të saktë. “Mendoj se Las Vegasi është vendi ideal, ku do të dhurojmë një tjetër përballje të madhe”, tha Hearn. Klitschko nuk duelon në Amerikë që prej vitit 2004, ndërsa Joshua nuk është ngjitur asnjëherë në ring në këtë shtet, ndaj gjasat janë që të arrihet marrëveshja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera