Lajme

Erdogan: Nuk dëshirojmë t’i shohim myslimanët të luftojnë kundër njëri-tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 July 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk është pjesë e krizës diplomatike me Katarin dhe se nuk dëshiron të shohë në këtë vend atë që po ndodh në shtetet tjera.

I pyetur në një emision të BBC-së për mbështetjen të cilën Turqia ia ofron Katarit dhe asaj që tensionet mund të eskalojnë në konflikt, Erdogan tha se vendi i tij dëshiron të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes së krizës.

“Ju tash më pyesni këtë, por pse nuk e pyesni SHBA, Francën ose Anglinë. Ne nuk jemi pjesë e krizës. Në të kundërtën, në rajonin e Gjirit dëshirojmë të promovojmë dialogun dhe paqen. Po ngutemi të gjejmë zgjidhje. Turqia asnjëherë nuk është për vrasjen e myslimanëve në këtë rajon. Nuk dëshirojmë të shohim se si myslimanët të luftojnë kundër njëri-tjetrit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas fjalëve të tij, Turqia nuk dëshiron që në Katar të shohin atë që po ndodh në vendet tjera.

“Nuk dëshirojmë të shohim atë që po ndodh në Jemen, ose në zhvillimin e situatës në Palestinë ose Libi. Është e qartë se çfarë po ndodh në Siri dhe Irak. Turqia po e paguan çmimin për shkak të këtyre çështjeve. Ne nuk e dëshirojmë këtë. Për shkak të të gjitha këtyre, ne nuk e pranojmë këtë as për Katarin”, tha Erdogan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera