Vitin e ardhshëm Kosova bëhet me sigurime bujqësore
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 11 July 2017
Me krijimin e sistemit të sigurimit për prodhimtarinë bujqësore, i cili pritet të fillojë së implementuari që nga viti i ardhshëm në vendin tonë, do të arrihet menaxhimi i rreziqeve të ndryshme në këtë prodhimtari, duke i parandaluar apo minimizuar pasojat e tyre negative. Për zhvillimin e këtij sistemi tashmë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.
Në vazhdën e këtij procesi, sot është mbajtur takimi i sektorit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, në të cilin ka marrë pjesë ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi, përfaqësues të BQK-së, të IFC-së në Kosovë, të Kompanive të Sigurimit, si dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve, ku para tyre është prezantuar projekti për sigurime bujqësore në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, tha se ky zhvillimi i këtij sistemi do të jetë një hap shumë i rëndësishëm që do të ndikojë fuqishëm në rritjen e prodhimtarisë bujqësore në vend dhe tregoi se implementimi i tij do bëhet për herë të parë në Kosovë, dhe se për këtë gjë ai tha se MBPZHR-ja planifikon që t’i subvencionojë një pjesë të kostos për primet e sigurimit për bujqësi, në mënyrë që t’i bëjë ato më të përballueshme për fermerët, dhe për t’i përkrahur dhe mbrojtur bizneset e tyre bujqësore.
“Në këtë mënyrë në formë të organizuar do të mbrojmë punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër. Përmes implementimit të këtij sistemi ne do të arrijmë edhe rezultate tjera, po ashtu të ndërlidhura dhe tejet të rëndësishme në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. Një nga këto do të jetë edhe rritja e nivelit të qasjes në financa të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, të shoqëruar edhe me pritjen për uljen e normave të interesit të kredive bujqësore. Përmes kësaj do të rritet prodhimtaria bujqësore në vend, do të rritet eksporti si dhe numri i vendeve të reja të punës në sektor. Po ashtu, do të kontribuojmë në shtytjen e nivelit të rritjes së përgjithshme ekonomike të vendit”, ka thënë ministri Krasniqi.
Në anën tjetër, Leah Soroka, menaxhere e Programit për Evropë dhe Azi Qendrore, projekti Agro-Finance në Bankën Botërore, tha se tashmë kanë filluar punën për zhvillimin e këtij sistemi së bashku me MBPZHR-në, i cili sipas saj është i domosdoshëm për fermerët kosovarë.
“Ne tashmë jemi duke krijuar fillimisht një mjedis të përshtatshëm ligjor, një strategji të sigurimeve bujqësore, si dhe jemi duke siguruar një kornizë të fortë rregullative të tregut. Po ashtu, në kuadër të këtij projekti ne do të krijojmë kapacitetet e brendshme duke ofruar mbështetje teknike dhe trajnim për palët kyçe të interesit, si në dizajnimin e produkteve të reja të sigurimeve, organizmin e informatave për të blerë ri-sigurim me çmime dhe kualitet të lartë, si dhe do të ofrojmë shërbime këshillimore me cilësi të lartë”, tha Soroka.
Ndryshe, bazuar edhe në marrëveshjen e nënshkruar, IFC-ja do ta këshillojë Ministrinë në zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të sigurimit për bujqësi që është transparent, i qëndrueshëm dhe financiarisht i zbatueshëm, për ta përmirësuar konkurrueshmërinë në tregun gjithnjë e më të integruar të mallrave.
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...