Lajme

Avni Arifi thotë se Ramush Haradinaj mori mbështetjen e pakicave joserbe

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 11 July 2017
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka thënë se takimet më të gjitha subjektet nga pakicat joserbe kanë përfunduar dhe se kanë qenë takime konstruktive.
 Arifi ka thënë se të gjithë deputetët nga komunitetet joserbe në Kuvend kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me Ramush Haradinajn.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nesër do t’i dërgohet ftesa për takim edhe përfaqësuesve të Listës Serbe, shkruan lajmi.net.

Kurse, sa i përket ftesës për takim për Lëvizjen Vetëvendosje dhe koalicionin LAN, Arifi ka  thënë se Haradinaj u ka dërguar ftesë zyrtare dhe janë në pritje të një përgjigje.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të thirret seanca konstituive, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo seancë të mbahet në fillim të javës së ardhshme. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera