Lajme

Beteja për një mandat në Tiranë, pas PDIU edhe PS ankohet në KQZ

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 11 July 2017

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shqipërisë nuk është e vetmja që ka kontestuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Tiranë, ku kryetari i saj, Shpëtim Idrizi e humbi mandatin për 38 vota.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha sot në një konferencë për shtyp se edhe Partia Socialiste e ka kontestuar tabelën përfundimtare të qarkut të Tiranës.

KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIU-së, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtojë kërkesën e PS-së.

-Advertisement-

Përveç këtyre dy kërkesave, edhe PD ka regjistruar një ankesë për Beratin ku kërkon rinumërim të votave në dy kuti votimi dhe dy të tjera të shpallen të pavlefshme, raporton Panorama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera