Lajme

Trump: Çlirimi i Mosulit, sinjal që ISIS ka ditët e numëruara

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 11 July 2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka theksuar se çlirimi i Mosulit nga organizata terroriste ISIS ka dhënë sinjalin se kjo organizatë i ka ditët e numëruara në Irak dhe Siri.Përmes një deklarate me shkrim, Trump e ka cilësuar si “zgjim nga makthi i gjatë” çlirimin e Mosulit nga DEASH-i.

Trump e ka uruar kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, për suksesin e arritur në operacionet për çlirimin e Mosulit.

“Ne mbajmë zi për mijëra irakianë të vrarë brutalisht nga DEASH dhe miliona irakianë të cilët vuajtën në duart e DEASH-it. Ne ndajmë dhimbjet me popullin irakian dhe Peshmerga që ushtarët që humbën jetën për ta kthyer jetën në normale në vendin e tyre, dhe ne e respektojmë sakrificën e tyre”, ka shtuar Trump, raporton Anadolu Agency.

-Advertisement-

Ai më tej ka shtuar se ndihet krenar që SHBA-të janë pranë forcave irakiane të sigurisë dhe se kanë shënuar përparim të madh në luftën kundër DEASH-it në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij presidencial.

“Fitorja në Mosulin ku në një kohë DEASH-i kishte shpallur të ashtuquajturin kalifat, jep sinjalin se ditët e organizatës janë të numëruara në Irak dhe Siri. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta asgjësuar tërësisht DEASH-in”, ka thënë Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera