Dalin pamjet e vjedhjes së votave në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 11 July 2017
Ashtu si në zgjedhjet e kaluara edhe në 25 qershor, në tavolinat e numërimit të votave është përsëritur historia e tjetërsimit të votës.
Kjo është faktuar me video dhe fotografi ku shikohet se rezultati përfundimtar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndryshe nga vota e hedhur në kuti. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka publikuar të tjera video-dëshmi se si vota të saj kanë kaluar tek Partia Socialiste. Edhe partia LIBRA ka gjetur dëshmi të tjetërsimit të votave të saj në dy kuti në Tiranë. Kreu i kësaj partie, Ben Blushi ka bërë publik edhe emrat që kanë tjetërsuar votat LIBRA-n. Njëri prej komisionerëve është drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes. Procedura e vjedhjes së votave është e këtillë; pasi fleta kalon në skaner fletat ndahen sipas partive. Nga videot e publikua duket qartë se fletat e votimit kur është votuar PDIU i merr komisioneri i PS-së.
Komisioneri i vendos fillimisht fletat tek një grupim ndryshe nga fletët e PS-së dhe më pas, me shpejtësi i tërheq fletët me votat për PDIU dhe i vendos tek ata të socialistëve. E njëjta procedurë ndiqet edhe tek fletat ku është votuar LIBRA. Votat e PDIU-së sipas videos së publikuar i kalojnë PS-së, ndërsa ato të LIBRA PS-së dhe PD-së. Pamjet e publikuara i përkasin kutive të qarkut të Tiranës. Ben Blushi në një denoncim thotë se janë 18 vota të LIBRA-s, ndërsa ka publikuar edhe emrat e komisionerëve që janë punonjës administrate dhe procesverbalet për ato kuti votimi. Ndërkohë, PDIU prej ditësh po bën një betejë për të marr edhe votën e fundit për shkak se kryetari i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ka mbetur jashtë Parlamentit për 40 vota. Nga Partia Demokratike nuk ka pasur reagim lidhur me akuzat e hedhura ndaj PS-së për vjedhjen e votave. I vetmi që ka reaguar ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha i cili është shprehur se ekzistojnë 19 video ku PS ka marrë votat e PDIU-së.
Denoncimet
Ben Blushi ka publikuar dje emrat e katër komisionerëve që kanë ndarë votat e LIBRA-s. Ben Blushi ka paralajmëruar se do t’i padisë në prokurori të katër komisionerët që kanë tjetërsuar votat në dy kutitë e votimit të Tiranë. “Ergys Hila, shef finance në Ministrinë e Mbrojtjes është njëri nga katër numëruesit që ka vjedhur votat në kutitë 1939 dhe 1944/2 në Tiranë. Natyrisht i ka hipur kalit të Rilindjes dhe atë që bën me votat bën dhe me paratë e shtetit. Tre të tjerët janë Mirand Seferi i PD-së dhe Florian Shkreta e Elona Filolli. Këta të katër siç provohet nga pamjet filmike të KQZ i kanë vjedhur vetëm LIBRA 18 vota ne dy kuti. Do i padis bashkarisht”, tha Blushi. Në një shkrim të dytë, Blushi ka publikuar pamjet video me votat për LIBRA por që nuk rezultojnë në procesverbal. Sipas Blushit, duke u zbuluar vjedhja e votave po zbulohet edhe marrëveshja mes Ramës dhe Bashës.
“Nga numërimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës, LIBRA ka pasur 9 vota tek secila prej tyre, të cilat janë bërë zero në fund të numërimit. Ka qindra raste si këto te cilat do t’ia çoj KQZ dhe natyrisht Gjykatës. Do padis personalisht çdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marrëveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re. A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetëm dy kuti në Tiranë? Po në gjithë Shqipërinë? Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrëveshja. Numrat e kutive, apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38”, thuhej në reagimin e Blushit. Ish-deputetja, Mesila Doda ka publikuar dje pamje video që dëshmojnë se votat e PDIU-së i kanë kaluar PS-së. “Siç e premtuam… akti i dytë i numërimit “korrekt” në mes të Tiranës. Vota e PDIU ikën në drejtim të paditur. Është vetëm një prej shumë akteve që do ndiqni ditët në vazhdim. S’keni parë gjë akoma…”, shkruan Doda në Facebook. Mesila Doda ishte renditur e dyta në listat e PDIU-së në qarkun Tiranë. PDIU po bën betejë që Shpëtim Idrizi të marrë mandatin e deputetit, të cilin e ka humbur për vetëm 37 vota.
Rinumërim votave
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dhe videon ku duket vjedhja e votave të PDIU-së nga Partia Socialiste. Berisha ka publikuar videon në rrjetet sociale së bashku me denoncimin e një qytetari. Më tej, ai thotë se ka 19 video që tregojnë vjedhjen skandaloze të votave. Për këtë, Berisha i bën thirrje KQZ të rinumërojë nga e para votat për qarkun e Tiranës dhe për çdo qark tjetër ku ekzistojnë të dhëna për vjedhje të votave. “Ja si ia vodhi mandatin Noriega PDIU-së! Qytetari dixhital denoncon: Vjedhjen e mandatit të PDIU nga Noriega në qarkun e Tiranës. Ai thotë se disponon 19 video për vjedhjen skandaloze të mandateve nga kanibalët e votave të Edvin Kristaq Ramës. I bej thirrje KQZ të rinumërojë nga e para votat për qarkun e Tiranës dhe për çdo qark tjetër ku ekzistojnë të dhëna për vjedhje të votave. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit kriminelet e votës së shqiptarëve”, shkroi Berisha në faqen e tij në Facebook.
Të tjera
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë Abelard Tah...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...