Lajme

​Seancën konstituive të Kuvendit e thërret Presidenti

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 10 July 2017

Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës që doli nga zgjedhjet e 11 qershorit do të caktohet nga Presidenti i vendit. Më 2014, në zgjedhjet e fundit parlamentare, Presidentja Jahjaga seancën e kishte caktuar vetëm 3 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të shtunën e kaluar i ka hapur rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Seancën do ta thërrasë Presidenti i vendit Hashim Thaçi. Por, Kuvendi, sipas Kushtetutës së Kosovës, mblidhet edhe nëse Presidenti nuk e bënë këtë.

Kjo situatë përshkruhet në Nenin 66, pika 3 të Kushtetutës, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

“Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit” thotë pika 3 e këtij neni Kushtetues.

Gazeta Express nuk ka mundur të konfirmojë se kur Presidenti i vendit do të shpall datën e seancës konstituive të Kuvendit të ri.

Në vitin 2014, shefja e shtetit Atifete Jahjaga vendimin për seancën konstituive e kishte shpall 10 ditë para mbledhjes së parë të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera