Kërcënohet me vdekje gazetari që kritikoi tubimin për Mladic’in në ditën e Srebrenicës
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 10 July 2017
Kolumnisti banjallukas, Dragan Bursac ka pranuar një sërë kërcënimesh me vdekje për shkak të kritikës për tubimin e paralajmëruar për përkrahje të Ratko Mladic’it.
Siç pretendohet, Bursac e ka braktisur Banjallukën për shkak të sigurisë personale.
Ai në televizionin rajonal N1 ka thënë se nuk frikohet, por përsëri duhet të jetë i kujdesshëm, sepse kërcënimet të cilat i ka marrë e rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e tij.
Bursac ka thënë se kërcënimet e dërguara nëpërmjet të rrjeteve sociale nuk janë asgjë e re për të, por kërcënimet më të reja janë më të rënda dhe më konkrete deri tani.
Ai ka pretenduar se këto kërcënime i ka paraqitur në polici, duke shtuar se beson që strukturat e sigurisë këtë herë do ta kryejnë punën e vet.
Duke folur për atmosferën në Banjallukë, në të cilën ditën e komemoracionit në Srebrenicë do të mbahet tubimi përkrahës për Ratko Mladic’in, të cilin e organizon shoqata serbe Zavetnici (Të zotuarit), ai ka thënë se në këtë qytet ekziston shumica e heshtur e cila në një mënyrë miraton këtë tubim neofashist.
“Nuk është problemi te këta pesë për qind të fashistëve, problemi është te 95 për qind të njerëzve të cilët heshtin dhe të cilët nuk kanë thënë – ikni nga këtu. Problemi është te MPB’ja e cila ka lejuar një tubim të tillë. Një tubim të tillë, jo vetëm që duhet ndaluar, por këta njerëz duhet të gjenden dhe të dërgohen para drejtësisë, e jo të krijojnë atmosferë karnavali nëpër Banjallukë më 11 korrik. Kjo është jashtë çdo mendje të shëndosh”, ka thënë Bursac.
Kërcënimet me vdekje ndaj Bursac’it janë dërguar për shkak të tekstit “A po feston Banjalluka gjenocidin e Srebrenicës?”, në të cilin ka shprehur qëndrimet e veta mbi tubimin e paralajmëruar për përkrahje Ratko Mladic’it i cili është paralajmëruar për 11 korrik në Banjallukë. Teksti është publikuar në portalin Al Jazeera Balkans./gazetametro.net.
Të tjera
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...