Lajme

Hapet rruga për krijimin e institucioneve – certifikohen zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 08 July 2017

KQZ ka certifikuar zgjedhjet e 11 qershorit dhe ka hapur rrugën për themelimin e institucioneve të Kosovës. Së pari, do të konsituohet Kuvendi i Kosovës pastaj do të nisin procedurat për formimin e Qeverisë. Në këto zgjedhje, PAN ka dalë i pari, VV e dyta, ndërsa LDK e treta.

Më së largu, Kuvendi i Kosovës do të konstatohet pasi kalon edhe afati prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ky afat nis të harxhohet sot pasi KQZ ka certifikuar zgjedhjet nacionale.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë, koalicionit PDK-AAK-NISMA i është hapur krijimi i Qeverisë së re.

Mirëpo, paraprakisht, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dekretojë mandatarin për formimin e Qeverisë dhe ka kohë vetëm 15 ditë për të formuar Qeverinë.

Nëse për herë të parë dështon koalicioni PAN për formimin e Qeverisë, atëherë, Presidenti e ka ne diskrecion se kujt do t’ia japë mandatin për herë të dytë.

KQZ-ja ka njoftuar se koalicioni PAN ka zyrtarisht 33.74 për qind, pas saj është Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind ndërsa koalicioni tjetër LAA ka 25.53 për qind.
Koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka 32 ulëse, ndërsa koalicioni LAA 29 ulëse. Me nëntë ulëse është Lista Serbe.

Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë përcaktohet sipas procedurës së njëjtë, por se mandati i jepet kandidatit tjetër.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse dështon PAN atëherë Qeverinë do ta formojë Albin Kurti bashkë me partitë tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera