Lajme

Shpend Ahmeti zyrtarisht jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 08 July 2017

Kryetari i Prishtinës i cili në zgjedhjet e 11 qershorit ishte kandidat për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka marr një vendim që të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ, Valdete Daka, gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Ajo ka thënë se Ahmeti është paraqitur në KQZ dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për deri muaj, ku më pas do të rikandidojë për postin që e mban tani.

-Advertisement-

Shpend Ahmeti edhe më parë është shprehur se nuk do të jetë deputet, ndonëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme kishte grumbulluar plot 20.901 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera